Ndërlidhjet

Meucci e përshëndeti takimin policor Kosovë – Serbi


Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, Gabrielle Meucci, sot e ka përshëndetur takimin e mbajtur në Beograd ndërmjet drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe drejtorit të Policisë së Serbisë, Millorad Veloviq, ka kumtuar EULEX-i.

Takimi i djeshëm ndërmjet dy drejtorëve të policive ishte i pari i këtij lloji.

Zoti Meucci e ka lavdëruar “atmosferën profesionale të takimit, në të cilin janë diskutuar temat siç janë, bashkëunimi policor, integrimi policor, krimi ndërkufitar dhe migrimi i parregullt”.

Shefi i EULEX-it, Meucci e ka përgëzuar fillimin e takimeve direkte ndërmjet zyrtarëve policorë të Kosovës dhe Serbisë, duke rekomanduar që bashkëpunimi i tillë konstruktiv të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Takimi është lehtësuar nga EULEX-i si pjesë e mbështetjes së tij për autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit, sipas mandatit të tij obligues për t’i promovuar marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në institucionet e sundimit të ligjit, përfshirë policinë, drejtësinë dhe zyrtarët doganorë.

XS
SM
MD
LG