Ndërlidhjet

Kerry: Senatorët republikanë e kanë “krejtësisht gabim”


John Kerry gjatë dëgjimit të sotëm në Senatin e Shteteve të Bashkuara
John Kerry gjatë dëgjimit të sotëm në Senatin e Shteteve të Bashkuara

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se senatori Tom Cotton, dhe 46 kolegë të tij republikanë e kanë “krejtësisht gabim” kur pohojnë se Kongresi ka të drejtë ta modifikoj çfarëdo marrëveshjeje atomike me Iranin.

Senatori Cotton dhe 46 kolegë të tij, e kanë dërguar një letër të hapur për liderët iranianë, më 9 mars, duke ua tërhequr vërejtjen se Kongresi ose presidenti i ardhshëm mund ta anulojnë ose ndryshojnë parimet e marrëveshjes atomike të arritur ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Shtëpia e Bardhë ka reaguar me zemërim ndaj kësaj letre.

Zoti Kerry, po ashtu, tha se kishte reaguar ndaj letrës me “mosbesim total” dhe theksoi se letra nuk ka autoritet juridik.

Sipas tij, letra “rrezikon shkatërrimin e besimit” të qeverive të jashtme në arritjen e marrëveshjeve me Shtetet e Bashkuara.

Këto komente zoti Kerry i bëri gjatë një dëgjimi të sotëm në Komitetin e Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit amerikan.

XS
SM
MD
LG