Ndërlidhjet

IS-i e publikoi videon me pretendimin se e ka vrarë spiunin izraelit


Pamje nga luftimet e forcave qeveritare kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak

Pamje nga luftimet e forcave qeveritare kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak

Në një video të publikuar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) pretendohet se shihet vrasja e një të riu izraelit arab, i akuzuar se ka spiunuar për inteligjencën e Izraelit.

Në viedeon e postuar mbrëmë shihet një person i ri, i identifikuar si 19 vjeçari, Mohamed Said Ismail Musallam, ulur në një dhomë i veshur me rroba portokalli, duke folur për atë se si ishte rekrutuar ndhe stërvitur nga shërbimi i jashtëm i inteligjencës së Izraelit, Mosad.

Ai më vonë paraqitet i gjunjëzuar në një terren me dy persona me rroba kamuflazhi që qëndronin prapa tij, ndërsa njëri prej tyre duket se ishte fëmij.

Në video pastaj paraqitet një tërheqje e vërejtjes për hebrenjtë nga personi më i vjetër. Ky militant, i cili ka folur në gjuhën frenge, nga mediat në Francë është identifikuar si Sabri Essid.

Raportohet se ai është vëlla i personit, Mohamed Merah, i cili i ka vrarë tre ushtarë të paarmatosur francezë, një rabin hebre dhe tre fëmijë në një shkollë hebreje në Francë në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG