Ndërlidhjet

FMN: Miratohet huaja miliardëshe për Ukrainën


Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka miratuar vendimin për një hua për Ukrainën, në vlerë prej 17.5 miliardë dollarësh.

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, tha sot se programi i ndihmës katërvjeçare “do ta mbështes stabilizimin e menjëhershëm ekonomik në Ukrainë dhe do të krijoj një rreze të gjërë të reformave të thella politike, që kanë për qëllim ripëtritjen e rritjes së shpejtë, për një afat të mesëm dhe përmirësim të standardit jetësor për popullin e Ukrainës”.

Ekonomia e Ukrainës parashihet të tkurret për 5.5% në vitin 2015, derisa forcat qeveritare po luftojnë kundër separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës. Po ashtu, tregtia me Rusinë pothuajse as që ekziston.

XS
SM
MD
LG