Ndërlidhjet

SHBA: Dërgohen më tepër ndihma ushtarake në Ukrainë


Pamje e makinës ushtarake amerikane Humvee
Pamje e makinës ushtarake amerikane Humvee

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur se do të dërgojnë më tepër ndihmë ushtarake jovdekjeprurëse në Ukrainë, përfshirë aeroplanë pa ekuipazh dhe makina Humvee.

Shtëpia e Bardhë sot e ka publikuar një deklaratë ku thuhet se zëvendëspresidenti, Joe Biden, ka biseduar me telefon me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, për ta njoftuar për vendimin për ndihmë.

Zyrtarë të administratës kanë thënë se në paketë përfshihen aeroplanët pa ekuipazh të tipit Raven, që mund të lansohen me duar, 30 makina të rënda të tipit Humvee dhe 200 makina të rregullta Humvee, pastaj pajsije të radiolidhjeve, radarë kundër predhave, e të tjera.

Makinat e blinduara Humvee do të dërgohen brenda pak javësh, por pajisjet e tjera do të dërgohen më vonë.

Trupat qeveritare të Ukrainës po luftojnë kundër separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Kievi dhe perëndimi e akuzojnë Moskën për mbështetje të separatistëve me armatim dhe ushtarë.

Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG