Ndërlidhjet

logo-print

Bankat evropiane s’e kalojnë “testin e stresit”


Ilustrim

Ilustrim

Bankat evropiane Santander dhe Deutsche Bank nuk e kanë kaluar “testin e strestit” të Shteteve të Bashkuara, i cili ka për qëllim të vlerësojë nëse huadhënësit mund të përballojnë një tjetër krizë financiare.

Rishikimi, i bërë nga Rezervat Federale, vlerëson nëse bankat më të mëdha që veprojnë në SHBA, “kanë mundësi që t’iu japin hua ekonomive familjare dhe bizeneseve” edhe në kohë krize.

Bankës së Amerikës, ndërkaq, i është kërkuar që të rishikojë planet e saj financiare për shkak të “disa dobësive”.

Ndërsa 28 banka të tjera kanë kaluar testet.

Të njohura zyrtarisht si Analiza dhe Rishikime Gjithëpërfshirëse, testet kanë nisur të zbatohen pas krizës financiare të vitit 2008, gjatë së cilës disa huadhënës kanë pasur nevojë për ndihmë nga Banka Qendrore e SHBA-së.

XS
SM
MD
LG