Ndërlidhjet

Çollaku mirëpret rezolutën e PE-së


Parlamenti Evropian në Strasburg.

Parlamenti Evropian në Strasburg.

Ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku, përmes një deklarate, ka thënë se mirëpret faktin që Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën, e cila u bën thirrje pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.

“Rezoluta i jep një mbështetje të fuqishme perspektivës evropiane të vendit, duke bërë thirrje për nënshkrimin e shpejtë të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, që do të përforcojë dialogun politik në mes BE-së dhe Kosovës, do të integrojë tregtinë dhe do të sigurojë forma të reja të bashkëpunimit”, ka thënë pos tjerash Çollaku.

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën e hartuar nga raportuesja për Kosovën e këtij institucioni, Ulrike Lunacek.

XS
SM
MD
LG