Ndërlidhjet

Rënie e mprehtë e monedhës euro


Ilustrim

Ilustrim

Euro ka rënë sot pranë nivelit më të ulët në 12 vjet.

Monedha e përbashkët evropiane është këmbyer me 1.39 dollar vitin e kaluar, por ajo ka humbur pothuajse një të kartën e vlerës kundër monedhës amerikane në 11 muajt e fundit.

Sot, euro ka rënë në 1.0511 dollar, pothuajse njëjtë si në mars të vitit 2003, kur është këmbyer më 1.0501 dollar.

Monedha evropiane ka qenë më e dobët se dollari kur ajo ka hyrë në qarkullim më 1 janar të vitit 2002, por është tregtuar më lart se dollari qysh në fund të 2002-tës.

Banka e Gjermanisë ka parashikuar se euro do të bie në 90 centë deri në fund të 2016-ës.

XS
SM
MD
LG