Ndërlidhjet

Rasti Nemtsov: Merret në pyetje aktivisti


Andrei Babushkin
Andrei Babushkin

Një aktivist rus i të drejtave të njeriut është marrë në pyetje nga hetuesit, pasi ai ka thënë se i dyshuari për vrasjen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, është torturuar.

Aktivisti Andrei Babushkin ka thënë se hetuesit federalë e kanë marrë në pyetje sot “si dëshmitar në rastin e vrasjes së Boris Nemtsovit”.

Ai ka thënë se oficerët e Komitetit Hetues i kanë thënë atij se është dëshmitar dhe se i ndalohen vizitat e të dyshuarve në këtë rast.

Pasi ka vizituar Zaur Dadayevin dhe dy të dyshuar të tjerë në paraburgim, Babushkin ka thënë të mërkurën se ka arsye për të besuar se Dadayev ka pranuar fajësinë pasi është torturuar.

Dadayev, ish-zyrtar policor në rajonin e Çeçenisë, është njëri nga pesë të dyshuarit në parabargim për vrasjen e Nemtsovit.

Kritiku i zëshëm i presidentit rus, Vladimi Putin, është vrarë më 27 shkurt në qendër të Moskës.

XS
SM
MD
LG