Ndërlidhjet

logo-print

Polonia i kërkon raketa SHBA-së


Ministri polak i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak.

Ministri polak i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak.

Ministri polak i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak, ka thënë se qeveria e tij kërkon raketa Tomahawk nga Shtetet e Bashkuara apo ndonjë vend tjetër.

Siemoniak ka thënë se do t’i donte raktetat Tomahawk për tri nëndetëset që Polonia planifikon t’i blejë deri në vitin 2030.

“Ne u kërkojmë të gjithëve që janë në gjendje të na ofrojnë armë të tilla, përfshirë edhe partnerët tanë amerikanë”, ka thënë Siemoniak.

Polonia është e shqetësuar nga konflikti në lindje të Ukrainës që përfshin fqinjët e saj, Ukrainën dhe Rusinë.

Ushtria profesionale e Polonisë ka rreth 85,000 oficerë dhe trupa dhe rreth 20,000 rezervistë.

XS
SM
MD
LG