Ndërlidhjet

Mustafa: Lista Serbe duhet të kthehet pa kushte në institucione


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të pranojë asnjë kusht nga Lista Serbe për t’u kthyer në institucionet e Kosovës, pas vendimit të këtij subjekti politik për ngrirjen e aktiviteteve.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare, Mustafa ka thënë para Kuvendit të Kosovës se kushte nuk ka, por pjesëmarrja në institucionet e Kosovës është e njëjtë për të gjitha subjektet politike.

“Nuk e kemi asnjë kusht të paraqitur për kthim. Unë kam kërkuar nga ministrat e Listës të diskutojmë, nuk kanë ardhur akoma, kushte nuk kemi dhe kushte nuk pranoj sepse edhe ata do të kenë kushte të njëjta si ministrat tjerë. Nuk do të aplikojmë kushte të tjera për komunitete, e tjera për ministra të tjerë”, ka thënë Mustafa.

Ngrirja e aktiviteteve politike të Listës Serbe në Qeveri dhe Kuvend ka pasuar vendimin e kryeministrit Isa Mustafa për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq.

XS
SM
MD
LG