Ndërlidhjet

Putin “nuk është i sëmurë”


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë zërat se udhëheqësi rus është i dobët për nga shëndeti.

Dmitry Peskov ka thënë se Putin është “absolutisht” i shëndetshëm dhe se agjenda e ngarkuar po e mban atë larg paraqitjeve publike.

Thashethemet për shëndetin e Putinit janë shpërndarë pasi ai ka shtyrë takimet me homologët e Kazakistanit dhe Bjellorusisë, të parapara për sot dhe nesër në Astana.

Një zyrtar kazak i ka thënë agjencisë Reuters se “Putini duket se është sëmurë”.

Putin, 62 vjeç, nuk është parë në publik prejse ka bërë një adresim televizv më 5 mars.

Por, Peskov ka thënë se nuk ka arsye për brengosje dhe se gjithçka është në rregull.

Ai ka shtuar se Putin “është duke mbajtur takime gjithë kohën”.

XS
SM
MD
LG