Në Tiranë është protestuar sot kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.
Protesta është thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulëzim Basha.
Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Ramës si dhe të kryetarit të parlamentit, Ilir Meta.
Protesta është zhvilluar pas daljes në skenë të të ashtuquajturit rasti Doshi.
Ditë më parë, deputeti i përjashtuar i Partisë Socialiste, Tom Doshi, ka thënë se ndaj tij dhe ndaj deputetit tjetër, Mhill Fufi, ka pasur tentativë për vrasje, të urdhëruar nga kryetari i parlamentit, Meta.
Rasti ka bërë që pothuajse të gjithë përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar të thirren në prokurori.