Ndërlidhjet

Forcat e Irakut avancojnë në Tikrit


Tikrit, Irak
Tikrit, Irak

Forcat qeveritare të Irakut kanë avancuar në Tikrit në disa fronte, duke detyruar militantët e Shtetit Islamik (IS) që të zmbrapsen në qendër të qytetit.

Trupat irakiane dhe milicitë shiite kanë hyrë në Tikrit të mërkurën nga pjesa veriore dhe jugore.

Ministri irakian i Mbrojtjes, Khaled al-Obeidi, ka thënë sot se pret që forcat e sigurisë të arrijnë qendrën e qytetit brenda tre ose katër ditësh.

Zyrtarët kanë thënë se forcat qeveritare do të përmbahen nga avancimi i shpejtë, me qëllim që të shmangin humbjet e panevojshme.

Irani është duke ndihmuar koordinimin e 30,000 trupave dhe milicëve të përfshirë në operacion.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e Tikritit qysh nga vera e kaluar.

XS
SM
MD
LG