Ndërlidhjet

BE diskuton për forcimin e kufijve


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka shqyrtuar sot mënyra të reja për forcimin e kufijve, pas fluksit të paparë të migrantëve që kalojnë Mesdheun dhe udhëtojnë përmes Ballkanit.

Letonia, si kryesuese aktuale e BE-së, është duke luftuar për të bindur 28 vendet anëtare të bllokut që të sigurojnë më shumë fonde dhe burime për agjencinë kufitare Fontex.

“Ky presion i migrimit nuk është duke u zvogëluar, por duke u rritur”, ka paralajmëruar ministri i Brendshëm letonez, Rihards Kozlovskis, para kryesimit të bisedimeve me homologët evropianë në Bruksel.

Ministrat kanë diskutuar për krijimin e një task force speciale në Ballkan, ku numër në rritje i njerëzve nga Kosova po largohen për në Hungari, raporton AP.

Frontex menaxhon kufijtë e BE-së në botën e jashtme.

Mbi 276,000 migrantë kanë hyrë ilegalisht në BE vitin e kaluar, shumica e tyre nga Libia.

XS
SM
MD
LG