Ndërlidhjet

Ukraina pret këstin e FMN-së më 13 mars


Ministrja e Financave e Ukrainës, Natalie Jaresko.

Ministrja e Financave e Ukrainës, Natalie Jaresko.

Ministrja e Financave e Ukrainës, Natalie Jaresko, ka thënë se Kievi pret që kësti i parë i paketës së ndihmës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar të arrijë jo më vonë se data 13 mars.

FMN-ja ka miratuar të mërkurën kredinë prej 17.5 miliardë dollarësh.

Jaresko ka thënë se banka qendrore do të marrë 2.2 miliardë dollarë nga paratë, të cilat do të përdoren për stabilizimin e monedhës kombëtare.

Monedha hryvina ka humbur më shumë se dy të tretat e vlerës kundër dollarit gjatë vitit të kaluar.

Jaresko ka thënë se 2.8 miliardë dollarë, të mbetura nga kësti i parë, do të shkojnë për qeverinë.

Ajo po ashtu ka thënë se Kievi do të nisë bisedime me kreditorët e tij për ristrukturim të borxheve, duke shtuar se zgjidhja duhet të gjendet brenda dy muajsh.

XS
SM
MD
LG