Ndërlidhjet

logo-print

Ligji


Dispozitat e ligjit në fjalë, parashohin dënime prej 5 deri në 15 vjet për këdo që organizon, rekruton, udhëheq apo trajnon personat ose grupe të personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë, për këdo që në çfarëdo mënyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ofron, kërkon, mbledh ose fsheh fonde apo mjete të tjera, dënohet me burgim prej 3 deri në 15 vjet.

Pjesëmarrësit në ushtri apo polici të huaj, në formacion paraushtarak ose parapolicor, në konflikte jashtë vendit do dënohen me burgim prej tre 3 deri në 10 vjet.

Edhe thirrja ose nxitja e të tjerëve, për kryerjen e veprave penale, qoftë përmes shkrimeve, xhirimeve audiovizuele, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në rrjetet sociale ose në çfarëdo forme tjetër të komunikimit, dënohet me burg prej 6 muaj e deri në 5 vjet.

Ngjashëm dënohet edhe moslajmërimi i përgatitjes së veprës penale, apo veprës penale të kryer si dhe strehimi i kryerësve të veprës penale dhe ndihma ndaj tyre.

XS
SM
MD
LG