Ndërlidhjet

Lideri suprem iranian akuzon amerikanët


Lideri suprem iranian, Ali Khamenei
Lideri suprem iranian, Ali Khamenei

Lideri suprem iranian, Ali Khamenei e ka kritikuar letrën e senatorëve republikanë nga SHBA-të përmes së cilës ata janë kërcënuar se do ta anullojnë një marrëveshje të SHBA-ve me Teheranin për programin e saj bërthamor.

Khamenei ka thënë sot në Teheran se sa herë arrihet progres në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore që po e negociojnë programin bërthamor të republikës islamike, zyrtarët amerikanë bëhen më të “ashpër, fuqishëm dhe më të vrazhdë”.

Në referencë të letrës së hapur të dërguar më 9 mars te liderit e Iranit, të nënshkruar nga 47 senatorë republikanë, Khamenei ka shtuar se SHBA-të njihen për “mashtrimet dhe nguljen e thikës pas shpinës”.

Senatorët republikanë, përmes letrës së tyre kanë paralajmëruar se çfarëdo marrëveshje me Presidentin Obama mund të ndryshohet pasi ai ta përfundojë mandatin, më 2017.

XS
SM
MD
LG