Ndërlidhjet

Spanja nuk do e ekstradojë opozitarin e Kazakistanit


Muratbek Ketebaev,
Muratbek Ketebaev,

Autoritetet spanjolle kanë vendosur që të mos e ekstradojnë figurën opozitare kazake, Muratbek Ketebaev, në vendin e tij.

Bashkëshortja e tij, Irina Petrusheva, i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë se ministria e drejtësisë së Spanjës, ka vendosur që të mos e dërgojë në gjykatë rastin dhe kështu duke e mbyllur mundësinë për ekstradimin e tij.

Ajo ka thënë se Ketebaev, ishte larguar nga Spanja dje duke u nisur drejt Polonisë, ku i është aprovuar kërkesa për azil politik në vitin 2013.

Ketebaev, bashkëthemelues i partisë opozitare ‘Algha’, është larguar nga Kazakistani në vitin 2011, pas presioneve që i janë bërë për shkak të kritikave dhënë presidentit kazak, Nursultan Nazarbaev.

Ai isshte arrestuar në Madrid, më 27 dhjetor në bazë të një fletarresti të Interpolit, kërkesë kjo e bërë nga qeveria e Kazakistani.

Më 15 janar, ai ishte liruar nga qendra e paraburgimit, por ishte urdhëruar që të mbetej në Spanjë derisa të merrej një vendim.

Në vendin e tij, ai është dënuar në mungesë ndër të tjera edhe për planifikimin e një sulmi terrorist në Almati.

Ketebaev i ka hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG