Ndërlidhjet

Turkmenistani lejon disa demonstrata


Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov

Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov

Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov e ka nënshkruar ligjin që lejon disa grupe për të mbajtur demonstrata “paqësore”, duke filluar nga 1 qershori.

Agjencia e lidhur me pushtetin, Zolotoi Vek, ka thënë sot se ligji i ri specifikon se “organizatorët e demonstratave mund të jenë qytetarët e Turkmenistanit, partitë, grupet sociale dhe organizatat fetare dhe të cilët e pranojnë përgjegjësinë e organizimit dhe sjelljes gjatë demonstratës”.

“Protestat mund të mbahen 200 metra larg ndërtesës qeveritare, përfshirë edhe rezidencën e presidentit dhe nuk mund të financohet nga individë apo qeveri të huaja”, thuhet në këtë reportazh.

Reportazhi ka thënë se ligji e ka për qëllim të realizimit të drejtës kushtetuese që qytetarët të mblidhen në mënyrë paqësore.

Protesta e fundit e lejuar në këtë vend është mbajtur pothuajse 20 vjet më parë, nddërsa shumica e pjesëmarrësve në atë ngjarje janë akuzuar si të varur nga droga nga qeveria dhe më pas janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG