Ndërlidhjet

Odesa: Shpërthim afër zyreve të një partie politike


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë të Ukrainës kanë thënë se një shpërthim ka ndodhur në qytetin jugor të Odesas, afër selisë së një partie politike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Odesa ka thënë sot se shpërthimi në një qendër biznesi, konsiderohet si sulm terrorist.

Nuk ka pasur të lënduar gjatë shpërthimit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Partia politike “Samopomich” që është pjesë e qeverisë së koalicionit që e udhëheqë kryeministri, Arseniy Yatsenyuk, ka zyret e saj brenda qendrës së biznesit ku ka ndodhur shpërthimi.

Shpërthimi i përket një serie të sulmeve në Odesa që kanë filluar nga muaji dhjetor.

Të gjitha këto sulme janë bërë në ndërtesa ku i kanë selitë organizatat që i ndihmojnë përsonat që po luftojnë kundër separatistëve pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Shpërthime të ngjajshme kanë ndodhur edhe në Karkiv, qytëtin më të madh ukrainas në pjesën lindore që është nën kontrollin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG