Ndërlidhjet

Çad: Fëmijët rrihen me kamzhik derisa e mësojnë Kuranin


Ilustrim
Ilustrim

Në Çad, fëmijët në një kamp për refugjatët myslimanë që janë larguar nga dhuna në Republikën e Afrikës Qëndrore, e mësojnë Kuranin derisa mund të ndëshkohen duke u rrahur me kamzhik.

Siç raporton Associated Press, rreth 30 vajza dhe djem të rinj, ulen në karrike në anë të ndara të klasës, ndërsa mësuesi, një djalosh në fund të adoleshencës, ecën rregullisht pranë tyre derisa në dorë e mban një kamzhik prej lëkure.

Një djalë që nuk i reciton me zë mjaftueshëm të lartë fjalët në Kuran, dënohet me një fshikullim kamzhiku, ndërsa ndëshkim të njejtë iu jepet edhe nëse bëhet gabim apo nëse vërehet një moment hutie te fëmijët.

Sipas raportit të AP-së, fëmijët ndëshkohen kështu në medresenë jo zyrtare të ndërtuar brenda kampit.

Gazetari i AP-së që e ka vizituar këtë medrese, e ka parë se si një djal që është ende shumë i vogël të flas, i ulur në tokë me të tjerët është goditur në sy nga kamzhiku, derisa mësuesi ka dashur ta qëllojë një nxënëse tjetër.

Zyrtarët e UNICEF-it, që janë të pranishëm në kampin e madh i kanë thënë Associated Press se ata nuk e kanë ditur që kjo medrese ekziston dhe se do ta hetojnë rastin.

XS
SM
MD
LG