Ndërlidhjet

Ukrainë: Gjendet i vrarë bashkëpunëtori i Yanukovichit


Ilustrim
Ilustrim

Ish guvernatori i rajonit ukrainas të Zaporizhzhya, është gjetur i vrarë me plagë të shkaktuar nga plumbi në fytin e tij.

Ky është një nga zyrtarët e shumtë që kanë pasur lidhje me presidentin e larguar nga pushteti, Viktor Yanukovich që janë gjetur të vrarë.

Zyrtarët policor kanë thënë se Oleksandr Peklushenko, guvernator i rajonit juglindor të Ukrainës nga viti 2011 deri në mars të vitit të kaluar, sipas të gjitha gjasave ka bërë vetëvrasje.

Ata kanë thënë se trupi është gjetur në shtëpinë e ish guvernatorit.

Peklushenko, 60 vjeçar, ka qenë pjesëtar i partisë së Yanukovichit.

Ky i fundit është larguar në Rusi pasi u largua nga pushteti në shkurt të vitit 2014 nga protestat pro evropiane të njohura si Euromaidan.

Së paku gjashtë zyrtarë apo ish zyrtarë që kanë pasur lidhje me pushtetin e Yanukovichit kanë vdekur gjatë këtij viti në raste që ka mundësi të kenë qenë vetëvrasje, ndonëse ka dyshime për veprime keqdashëse.

XS
SM
MD
LG