Ndërlidhjet

Tsipras premton kryerjen e pagesave ndaj kreditorëve


Kryeministri grek, Alexis Tsipras
Kryeministri grek, Alexis Tsipras

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka thënë se qeveria e tij do të vazhdojë të paguaj kreditorët edhe nëse vendi i tij nuk do e marrë një pjesë të kredisë së shpëtimit, diçka që varet nga bisedimet për këtë punë.

Tsipras, duke folur të enjtën në Paris, ka insistuar se “është e sigurtë që Greqia do të kryej obligimet e saj”.

Megjithatë ai ka kërkuar dorëzimin e një pjese të kredisë së shpëtimit prej 7.2 miliardë eurove, që të sigurohen grekët se kreditorët ndërkombëtar janë duke i marrë me seriozitet shqetësimet e qeverisë së majtëë të Athinës.

Bisedimet teknike në mes të Greqisë dhe kreditorëve kanë filluar të mërkurën në Bruksel, me qëllim finalizimin e serisë së reformave që Athina duhet t’i implementojë për të siguruar fondet e shpëtimit dhe kështu të evitojë bankrotimin.

XS
SM
MD
LG