Ndërlidhjet

SHBA: U gjetën trupat e pajetë nga helikopteri i rrëzuar


Helikopteri ameriakn i tipit Black Hawk

Helikopteri ameriakn i tipit Black Hawk

Një ekip ushtarak amerikan i kërkimit i ka gjetur trupat e pajetë të ushtarëve të vrarë në përplasjen e helikopterit, Black Hawk, në bregdetin e Floridës, gjatë një misoni stërvitor.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë mbrëmë vonë se janë gjetur trupat e 9 prej 11 ushtarëve të vrarë.

Supozohet se dy trupat e tjerë janë ende në mbetjet e helikopterit të përplasur.

Zyrtarët thonë se ende nuk janë përcaktuar shkaqet e rrëzimit që ndodhi më 10 mars, derisa mbretëronte mot me mjegull.

XS
SM
MD
LG