Ndërlidhjet

SHBA: Vazhdon kërkimi për të dyshuarit për sulm ndaj policëve


Policët tubohen afër selisë së policisë në Ferguson pas plagosjes së dy kolegëve të tyre
Policët tubohen afër selisë së policisë në Ferguson pas plagosjes së dy kolegëve të tyre

Autoritetet në Ferguson të Shteteve të Bashkuara po ndërmarrin operacion të gjërë kërkimi për të dyshuarit, që i kanë qëlluar dhe plagosur dy policë, dje heret në mëngjes, gjatë një proteste afër selisë së policisë së qytetit.

Disa persona janë marrë në paraburgim për pyetje, pas të shtënave, por ata më vonë janë liruar pa u akuzuar.

Aktivistët në protestë e kanë dënuar sulmin me të shtëna, duke thënë se ai apo ata, që kanë shtënë, ishin larg nga demonstruesit.

Protesta ishte shkaktuar pas dorëheqjes së shefit të policisë së Fergusonit, dhe raportit të ashpër të Departamentit të drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, në të cilin akuzohen gjykatat dhe policia në lagjet e Sent Luisit për anim racor.

Ky hetim federal ishte bërë pas protestave të gjëra gjithëkombëtare për shkak të vrasjes së personit të ri zezak e të paarmatosur, Micheal Brown, në gusht të vitit të kaluar, nga një polic i bardhë në Ferguson.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, tha se të shtënat nda dy policëve janë “të pafalshme dhe neveritëse”.

Presidenti amerikan, Barack Obama, po ashtu, e ka dënuar sulmin kundër policëve, të cilët ishin trajtuar në spital dhe pastaj janë liruar.

Obama tha se “rruga e drejtësisë është ajo në të cilën të gjithë ne duhet të udhëtojmë së bashku”.

XS
SM
MD
LG