Ndërlidhjet

Kerry arriti në Egjipt para bisedimeve atomike me zyrtarë të Iranit


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur në Egjipt, ku ai do të marrë pjesë në një konferencë ekonomike dhe do të takohet me zyrtarë të lartë të Egjiptit për çështje të sigurisë, para bisedimeve atomike me Iranin.

Uashingtoni thotë se bisedimet e John Kerryt me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, do tëfokusohen në përpjekjet e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), në situatën në Libinë fqinje dhe për konfliktin që po vazhon në Siri.

Kerry, po ashtu, planifikon të takohet edhe me Mbretin Abdullah të Jordanisë dhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Më 15 mars, në Lozanë të Zvicrës, sektretari amerikan i shtetit, John Kerry, pritet të takohet me ministrin e jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, për të diskutuar për programin atomik iranian, në kuadër të negociatave të gjashtë fuqive botërore dhe Iranit.

XS
SM
MD
LG