Ndërlidhjet

Zëdhënësi: Gjendja shëndetësore e Putinit – “perfekte”


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se gjendja shëndetësore e Putinit është “perfekte”. Kjo deklaratë paraqet refuzimin më të fuqishëm të thashethemeve se presidenti i Rusië mund të jetë i sëmurë.

Këto spekulime u aktualizuan pasi Putini, 62 vjeçar, nuk është parë në publik prej 5 marsit.

“Nuk ekziston absolutisht asnjë shkak për çfarëdo dyshimi për shëndetin e shefit të shtetit”, i tha Peskov agjencisë AP, dhe ka shtuar se “gjendja e tij shëndetësore është me të vërtetë perfekte, çdo gjë është në rregull me të, dhe ai punon sipas orarit të tij tradicionalisht të stërngarkuar punues”.

Mëtutje, Peskov tha se Putin do t’i ketë sot disa takime, por nuk ka paraqitur detaje të tjera.

Ai ka theksuar se Putin gjatë javës së ardhshme, do të mbajë “kontakte ndërkombëtare” dhe “takime shumë të rëndësësishme me qeverinë”.

Spekulimet për gjendjen shëndetësore të presidentit rus, Vladimir Putin, po ashu u shtuan, pasi ai e shtyu një vizitë në Kazakistan, ndërsa një zyrtar i Kazakistanit i tha agjencisë Reuters se duket se Putin ishte sëmurë.

Zëdhënësi Peskov thotë se kjo vizitë do të bëhet në “fund të javës së ardhshme”.

XS
SM
MD
LG