Ndërlidhjet

logo-print

K. Veriore: Janë hedhur 7 raketa në det


Pamje nga ushtrimet ushtarake K. Jugore - SHBA në vitin 2013

Pamje nga ushtrimet ushtarake K. Jugore - SHBA në vitin 2013

Zyrtarët në Korenë Jugore thonë se ushtria e Koresë Veriore i ka lansuar 7 raketa me rreze të shkurtër veprimi në det, derisa Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore po zhvillonin ushtrime të përbashkëta ushtarake në afërsi.

Koreja Veriore i ka kritikuar ushtrimet vjetore të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore, duke i cilësuar ato si provë agresioni.

Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara thonë se ushtrimet kanë qëllim mbrojtës.

Në ditën e parë të ushtrimeve të përbaashkëta, në fillim të këtij muaji, Koreja Veriore i ka hedhur dy raketa me rreze të shkurtër veprimi në det, duke tërhequr vërejtjen për sulme të “pamëshirshme”.

Ushtrimet ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore do të zgjasin deri në fund të muajit prill.

XS
SM
MD
LG