Ndërlidhjet

Admirali: Aktiviteti ushtarak rus – kërcënim për SHBA dhe Kanadanë


William Gorteny
William Gorteny

Komandanti i Mbrojtjes Ajrore Veriore Amerikane, admirali, William Gortney, tha se aktiviteti i shtuar ushtarak rus po e kërcënon sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Në një deklaratë me shkrim për Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit amerikan, admirali Gortney thotë se Rusia vazhdimisht i zhvillon raketat konvencionale me rreze të gjatë veprimi, që mund të lansohen nga nëndetëset, luftanijet dhe aeroplanët luftarakë.

Sipas tij, nëse ky trend vazhdon, atëherë Mbrojtja Ajrore Veriore Amerikane (NORAD) ballafaqohet me “rrezik në rritje në afëtisnë tonë për mbrojtje” të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, kundër kërcënimeve nga raketat ruse.

NORAD është komandë kanadezo-amerikane, me seli në shtetin Kolorado, misioni i së cilës është t’i parandaloj sulmet ajrore kundër Amerikës Veriore dhe ta siguroj hapësirën e saj ajrore.

XS
SM
MD
LG