Ndërlidhjet

Rusi: 12 të vrarë në qendrën tregtare


Pamje nga shkatërrimet në qendrën tregtare në Kazan
Pamje nga shkatërrimet në qendrën tregtare në Kazan

Janë konfirmuar 12 vetë të vrarë nga zjarri në një qendër tregtare në qytetin rus, Kazan.

Ministria e Situatave Emergjente e Rusisë tha se ekipet e shpëtimit ende po i kërkojnë 20 vetë, për të cilët ka shqetësime se gjenden nën mbeturinat e qendrës tregtare, e cila pardje ishte përfshirë nga zjarri.

Kjo qendër trikatëshe, pasi ishte përfshirë nga zjarri ishte shkatërruar pjesërisht.

Së paku 55 vetë të tjerë janë plagosur, përfshirë dy policë dhe dy punojnës të shërbimeve emergjente.

XS
SM
MD
LG