Ndërlidhjet

Televizioni rus transmetoi pamje të Putinit


Vladimir Putin gjatë një takimi të sotëm
Vladimir Putin gjatë një takimi të sotëm

Televizioni shtetëror rus sot ka transmetuar pamje të presidentit, Vladimir Putin, në një takim për të cilin thuhet se është mbajtur sot.

Ka pasur spekulime se zoti Putin është i sëmurë, pasi për disa ditë nuk ishte parë publikisht.

Më herët, Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se gjendja shëndetësore e Putinit është “perfekte”. Kjo deklaratë paraqet refuzimin më të fuqishëm të thashethemeve se presidenti i Rusië mund të jetë i sëmurë.

Këto spekulime u aktualizuan pasi Putini, 62 vjeçar, nuk është parë në publik prej 5 marsit.

“Nuk ekziston absolutisht asnjë shkak për çfarëdo dyshimi për shëndetin e shefit të shtetit”, i tha Peskov agjencisë AP, dhe ka shtuar se “gjendja e tij shëndetësore është me të vërtetë perfekte, çdo gjë është në rregull me të, dhe ai punon sipas orarit të tij tradicionalisht të stërngarkuar punues”.

XS
SM
MD
LG