Ndërlidhjet

Jahjaga: Lufta anti-korrupsion të intensifikohet


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Enver Peci, ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, për të diskutuar për hapat e organeve të rendit dhe të ligjit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një komunikatë nga zyra e presidentes thuhet se Jahjaga ka theksuar se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të intensifikohet dhe të adresohet me urgjencë, për t’i hapur Kosovës perspektivën ekonomike dhe përparimin e saj në përmbushjen e reformave për liberalizim të vizave dhe integrim evropian.

Takimi i sotëm është pjesë e rekomandimeve të dala nga Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit për intensifikim të zbatimit të ligjit në këto fusha.

XS
SM
MD
LG