Ndërlidhjet

Obama dënoi të shtënat në Ferguson


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se nuk ka “asnjë justifikim” për aktet kriminale në Ferguson të Misurit.

Në orët e para të së enjtes, protestuesit atje kanë plagosur dy policë.

Obama ka thënë se protestuesit kanë pasur “ankesa legjitime”, porse sulmuesit, sipas tij, janë “kriminelë” që duhet të arrestohen.

Portesta është zhvilluar pas njoftimit se shefi i policisë së Fergusonit ka dhënë dorëheqje.

Protestuesit kanë kërkuar largimin e tij që nga vrasja e të riut me ngjyrë, Michael Brown, nga polici i bardhë i Fergusonit, Darren Wilson, më 9 gusht të vitit të kaluar.

Vrasja ka shkaktuar protesta në gjithë SHBA-në dhe ka bërë që të shqyrtohet përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga ana e policisë, sidomos kundër personave me ngjyrë.

XS
SM
MD
LG