Ndërlidhjet

Problemi matematikor prish martesën


Ilustrim
Ilustrim

Raportet nga India thonë se një nuse është larguar nga ceremonia e martesës pasi dhëndri nuk ka arritur të zgjidhë një problem të thjeshtë matematikor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rasolabad të shtetit Utar Pradesh.

Nusja me emrin Lovely ka pyetur dhëndrin se sa bëjnë 15 plus 6.

Kur dhëndri Ram Baran është përgjigjur 17, në vend se 21, nusja ka anuluar martesën.

Babai i saj, Mohar Singh, ka thënë se “familja e dhëndrit nuk ka treguar për arsimin e tij të dobët”.

Mësohet se familjet kanë kthyer të gjitha dhuratat që kanë shkëmbyer para martesës.

Shumë martesa në Indi aranzhohen nga familjet dhe çiftet rrallë takojnë njëri-tjetrin para dasmës.

XS
SM
MD
LG