Ndërlidhjet

Rusia harton ligj të ri për protestat


Moskë - foto arkivi
Moskë - foto arkivi

Një ligjvënës i partisë në pushtet të Rusisë ka hartuar një projekt-ligj, i cili ndalon të huajt nga pjesëmarrja në protesta publike apo demonstrata të tjera.

Anëtari i Rusisë së Bashkuar, Yevgeny Fyodorov, ka thënë se drafti i është paraqitur Dumës Shtetërore për diskutim.

Fyodorov ka thënë se propozimi ka për qëllim të “parandalojë provokimet gjatë tubimeve masive politike”.

Më shumë se 400 persona janë arrestuar pas dhunës që ka shpërthyer në një protestë, në prag të inaugurimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për mandatin e tretë, në maj të 2012-ës.

Hetuesit kanë thënë se protesta është orkestruar nga një politikan gjeorgjian.

Që atëherë, Rusia ka forcuar rregullat për protesta dhe ka rritur dënimet për shkelje.

XS
SM
MD
LG