Ndërlidhjet

logo-print

Bosnje: Aksidentohet kamioni me material radioaktiv


Modriça, Bosnje

Modriça, Bosnje

Një kamion që transportonte material radioaktiv iridium-192 është përplasur me një makinë pasagjerësh, pranë qytetit Modriça të Bosnjës.

Shoferi i makinës ka vdekur.

Policia ka bllokuar zonën derisa Agjencia për Sigurinë Bërthamore të Bosnjës ka matur nivelet e rrezatimit në këtë lokacion.

Drejtori i kësaj agjencie, Emir Dizdareviq, ka thënë se nuk ka pasur rrjedhje nga kontejneri.

Edhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile në Modriça kanë siguruar banorët lokalë se izotopi i iridiumit është në gjendje të ngurtë dhe se “nuk ka rrezik nga rrezatimi”.

XS
SM
MD
LG