Ndërlidhjet

Ka arritur në 15 numri i të vrarëve nga zjarri në një qendër tregtare në Kazan të Rusisë.

Ministria për Situata Emergjente ka thënë se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar ende 17 persona, që dyshohet se janë djegur nën rrënoja.

Incidenti ka ndodhur të mërkurën.

Një kolonel i Ministrisë për Situata Emergjente dyshohet se është në mesin e të zhdukurve.

Së paku 55 persona të tjerë janë plagosur, përfshirë dy policë dhe dy punojnës të shërbimeve emergjente.

XS
SM
MD
LG