Ndërlidhjet

Ikea ndalon revistën e saj në Rusi


Dyqan i Ikea-s në Moskë
Dyqan i Ikea-s në Moskë

Gjiganti suedez i mobiljeve Ikea ka thënë se do të ndalojë publikimin e revistës online në Rusi, për të shmangur shkeljen e ligjit kontrovers kundër “propagandës” homoseksuale te të miturit.

Ikea ka thënë përmes një deklarate se revista “Ikea Family Live” publikohet në 25 vende dhe paraqet ide për mobilimin dhe dekorimin e shtëpive.

Revista “është menduar për audiencë familjare” dhe “tregon anë të ndryshme të jetës së njerëzve në shtëpi”, pa marrë parasysh “moshën, gjininë, orientimin seksual, shtetësinë apo besimin”.

“Ne përpiqemi të tregojmë historitë e njerëzve me mënyra të ndryshme të jetesës, vlera të ndryshme, tradita, zakone dhe interesa”, thuhet në deklaratë.

Ikea ka thënë se ka vendosur të ndalojë publikimin e revistës në Rusi, sepse pjesë të materialit të saj “mund të konsiderohen propagandë” në bazë të ligjit që ka nënshkruar presidenti rus, Vladimir Putin, më 2013.

Ikea është shumë popullore në Rusi. Ajo ka tre dyqane në zonën e Moskës dhe disa të tjera në qytete të ndryshme.

XS
SM
MD
LG