Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria e Irakut godet caqet e IS-it në Tikrit


Tikrit, Irak

Tikrit, Irak

Forcat e Irakut kanë hedhur mortaja dhe raketa në zonat qendrore të Tikritit, të cilat vazhdojnë të kontrollohen nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Megjithatë, ofensiva për marrjen e qytetit është ngadalësuar sot, dy ditë pasi trupat irakiane dhe milicitë shiite janë afruar në periferitë e tij.

“Nuk e kemi me nxitim, kemi plan dhe jemi duke e ndjekur atë”, ka thënë një lider i shiitëve.

Ushtria irakiane ka nisur ofensivën për Tikritin 12 ditë më parë.

Shteti Islamik ka marrë nën kontroll këtë qytet qysh në qershor të 2014-ës.

Në operacionin për rikthimin e tij janë duke marrë pjesë rreth 30,000 trupa.

XS
SM
MD
LG