Ndërlidhjet

Kerry takon liderë të Lindjes së Mesme


Sharm el-Sheik, 13 mars 2015.
Sharm el-Sheik, 13 mars 2015.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka takuar liderët egjiptianë, jordanezë dhe palestinezë, në margjina të një konference të investimeve në qytetin Sharm El-Sheik të Egjiptit.

Zyra e presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka thënë se është diskutuar për krijimin e një mjedisi që do të shtynte përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Statusi i negociatave për programin bërthamor të Iranit, lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe konflikti në Siri po ashtu pritet të jena tema diskutimi në takimet e Kerryt, në margjina të konferencës.

Kerry planifikon të udhëtojë për në Zvicër më 15 mars, ku do të takojë ministrin e Jashtëm iranian, Javad Zarif.

XS
SM
MD
LG