Ndërlidhjet

Kryhet transplanti i parë i penisit


Ilustrim

Ilustrim

Mjekët në Afrikën e Jugut thonë se kanë kyer transplantin e parë të suksesshëm të penisit.

Pacienti 24-vjeçar ka pasur të amputuar penisin qysh tre vjet më parë, pasi ka vuajtur nga komplikime të rënda si pasojë e synetisë.

Atij i është vënë penisi i ri, i marrë nga një donator i vdekur.

Operacioni ka zgjatur nëntë orë dhe është kryer në spitalin e Kejp Taun.

Mjekët kanë thënë sot se pacienti është shëruar plotësisht që nga intervenimi i bërë tre muaj më parë.

XS
SM
MD
LG