Ndërlidhjet

Egjipti do të ndërtojë kryeqytet të ri


Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.

Egjipti planifikon të ndërtojë një kryeqytet të ri administrativ dhe biznesor, në periferi të Kajros, i cili do të strehojë deri në pesë milionë banorë.

Planet janë publikuar në ueb-faqen e re thecapitalcairo.com.

Aty thuhet se qyteti do të ndërtohet në korridorin midis Kajros dhe Detit të Kuq.

Ai do të ketë 1.1 milion njësi banimi dhe 1.75 milion vende të përhershme pune.

Qyteti do të ndërtohet mbi 700 kilometra katrorë – përafërsisht madhësia e Singaporit.

XS
SM
MD
LG