Ndërlidhjet

India kërkon të mos lirohet “sulmuesi” i Mumbait


Zaki-ur-Rehman Lakhvi
Zaki-ur-Rehman Lakhvi

Zyrtarët në Indi i kanë bërë thirrje Qeverisë së Pakistanit që të mos lirojë të dyshuarin për organizimin e sulmeve terroriste në Mumbai, më 2008.

Gjykata e Lartë në Islamabad ka vendosur sot se mbajtja në paraburgim e Zaki-ur-Rehman Lakhvit është e pabazë dhe ka urdhëruar lirimin e tij

Është ende e paqartë nëse ai do të lirohet, pasi qeveria ka sfiduar gjykime të ngjashme në të kaluarën.

Lakhvi është në burg qysh në vitin 2009.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Indisë ka thënë se Pakistani ka përgjegjësi për ta mbajtur atë prapa hekurave.

“Pakistani duhet ta kuptojë se nuk ka terroristë të mirë dhe të këqij – një fakt që është pranuar globalisht”, ka thënë ai.

Nga sulmet terroriste në Mumbai kanë humbur jetën 166 persona.

XS
SM
MD
LG