Ndërlidhjet

logo-print

Papa Françesku mund të japë dorëheqje


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku ka lënë të kuptohet se mund të japë dorëheqje nga papati, ashtu si edhe paraardhësi i tij, Benedicti.

Papa i ka bërë këto komente për një televizion meksikan, në dyvjetorin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë.

“Ndjej se papati im do të jetë i shkurtër. Katër ose pesë vjet, nuk e di, ndoshta edhe dy-tri”, ka thënë Papa Françesku.

Ai është zgjedhur më 13 mars të vitit 2013, duke u bërë latino-amerikani i parë që udhëheq Kishën Katolike.

Ndryshe, posti i papës është i përjetshëm.

XS
SM
MD
LG