Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko: Konflikti po shtensionohet


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se konflikti në lindje të vendit po “shtensionohet gradualisht”.

“Nuk kemi pasur humbje ushtarake për disa ditë”, ka thënë Poroshenko.

Komentet e tij vijnë një muaj pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për armëpushim.

Marrëveshja u kërkon forcave qeveritare të Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë në lindje që të ndalojnë luftimet dhe të tërheqin armët e rënda nga vijat e frontit të konfliktit.

Poroshenko ka thënë se nëse luftimet nisin përsëri, Ukraina ka nënshkruar kontrata me 11 vende evropiane për të marrë armë vdekjeprurëse.

Ai nuk ka treguar se për cilat vende bëhet fjalë.

XS
SM
MD
LG