Ndërlidhjet

logo-print

BE diskuton për pavarësinë energjetike


Ilustrim

Ilustrim

Pavarësia energjetike pritet të jetë në krye të agjendës së një konference në Vjenë, e cila mbledh zyrtarë të Parlamentit Evropian dhe Bashkimit Evropian.

Në konferencën e sotme do të analizohet se si konflikti në Ukrainë dhe kërcënimet nga kompania ruse Gazprom se do të ndërpresë dërgesat që kalojnë përmes Ukrainës, ndikojnë marrëdhëniet e BE-së me fqinjët e saj lindorë.

Johannes Hahn, komisionar i BE-së për politika të fqinjësisë, do të flasë për rëndësinë e çështjeve energjetike në politikën e re të fqinjësisë së BE-së.

Konferenca është titulluar “Pas Nabukos dhe Rrjedhës së Jugut, rajonit i nevojitet fillim i ri” – referenca këto për propozimet e tubacioneve të reja që do të lidhnin Evropën qendrore dhe lindore me Rusinë dhe rajonin kaspik.

XS
SM
MD
LG