Ndërlidhjet

Marrëveshja me Iranin “s’është” e sigurt


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se është “e paqartë” nëse marrëveshja me Iranian, për programin e tij bërthamor, mund të arrihet deri në fund të muajit.

Kerry i ka bërë këto komente sot, në një konferencë për investime në Sharm El-Sheik të Egjiptit.

Ai do të takojë nesër në Zvicër homologun iranian.

Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqi të tjera botërore kanë caktuar fundin e marsit si afat për arritjen e marrëveshjes me Iranin, sipas së cilës, Irani do të frenonte aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Shumë vende dyshojnë se Irani po punon në krijimin e armës atomike, por Teherani thotë se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor.

“Që nga fillimi, këto bisedime kanë qenë të vështira dhe intensive. Ato mbeten të tilla. Ne kemi shënuar përparim, por ka ende hendeqe, hendeqe të rëndësishme. Irani duhet të bëjë zgjidhje të rëndësishme për të ecur përpara”, ka thënë Kerry.

XS
SM
MD
LG