Ndërlidhjet

S’ka të mbijetuar nga rrëzimi i helikopterit në Serbi


Serbi
Serbi

Një helikopter i ushtrisë serbe, i cili po bartte një foshnje të sëmurë për në Beograd, është rrëzuar pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit serb.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se të gjithë njerëzit në bord kanë vdekur, por nuk ka specifikuar numrin e tyre.

Raportet e mëhershme kanë treguar për shtatë persona në bord, në mesin e tyre katër anëtarë të ekuipazhit, dy infermiere dhe foshnja 5-ditëshe.

Helikopteri, prodhim rus, është nisur nga rajoni i Rashkës.

Shkak i aksidentit raportohet të ketë qenë mjegulla e dendur.

XS
SM
MD
LG