Ndërlidhjet

Kalifornia ka ujë vetëm edhe vitin e ardhshëm


Ilustrim

Ilustrim

NASA ka bërë të ditur se thatësirat që kanë përfshirë Kaliforninë për kohë të gjatë, kanë bërë që shteti të zbrazë rezervat e ujit dhe të ketë ujë të mjaftueshëm vetëm edhe vitin e ardhshëm.

Jay Famiglietti, shkencëtar i ujit në agjencinë amerikane të hapësirës NASA, e ka bërë këtë vlerësim në një opinion të publikuar në gazetën Los Angeles Times.

Ai ka thënë se shirat e dobët nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të lehtësuar kushtet e thatësirës, e cila zgjat qysh nga viti 2011.

Famiglietti ka thënë se janari ka qenë muaji më i thatë në Kaliforni prejse ka nisur matja e rekordeve në vitin 1895.

Ai ka kritikuar zyrtarët në Kaliforni për mungesë të planifikimit afatgjatë se si të përballen me thatësira.

XS
SM
MD
LG